Aktualitet

Ngjarja në Kamëz/ Reagon policia: Autorët e grabitjes së argjendarisë ishin të armatosur, janë ngritur pika kontrolli

Bëhet me dije se janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër për kapjen e autorëve. 

28 Nëntor 2023, 18:17 Nga r.ll
Ngjarja në Kamëz/ Reagon policia: Autorët e grabitjes së
foto ilustruese

KAMËZ- Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz.

Sipas informacioneve policore tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri floriri me vete, dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".

Bëhet me dije se janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër për kapjen e autorëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

grabitet argjendaria ne kamez

Sondazh

Poll