Aktualitet

Grabitet argjendaria në Kamëz, autorët marrin disa bizhuteri dhe largohen

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të grabitjes dhe ndalimin e autorëve.

28 Nëntor 2023, 17:57 Nga r.ll
Grabitet argjendaria në Kamëz, autorët marrin disa bizhuteri dhe
foto ilustruese

KAMËZ- Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të Komisariatit Nr.5 dyshohet se kanë qenë 3 autorë të cilët kanë arritur të marrin bizhuteritë të cilat kanë qenë në tavolinë.

Ndërohë punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se nuk është arritur që grabitesit të marrin para. Dyshohet se një nga grabitësit kishte armë zjarri me vete.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të grabitjes dhe ndalimin e autorëve.

grabitet argjendaria ne kamez

Sondazh

Poll