Aktualitet

VIDEO/ Dyndje në pikat kufitare të Shqipërisë, bashkëatdhetarët ia marrin këngës për Festën e Flamurit

Nga ana tjetër dhe shqiptarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia dhe shtete të tjera janë parë të hyjnë për t'ju bashkuar festës.

28 Nëntor 2023, 11:37 Nga h.k
VIDEO/ Dyndje në pikat kufitare të Shqipërisë,
Bashkëatdhetarët

KUKËS- Fluks i madh vizitorësh është shënuar ditën e sotme në pikat kufitare të vendit. Bashkëatdhetarë të shumtë i janë bashkuar festës së Ditës së Flamurit. Shumë qytetarë nga Kosova janë parë të vijnë nga pika kufitare e Kukësit për të mbritur drejt Vlorës.

Disa prej tyre shihen nga pamjet se gjatë rrugës janë duke kënduar këngët patriotike kushtuar atdheut. Nga ana tjetër dhe shqiptarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia dhe shtete të tjera janë parë të hyjnë për t'ju bashkuar festës.

Në qytetet kryesore të vendit për 28 Nëntor janë organizuar festa të shumta me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë. 

 



festa e flamurit

Sondazh

Poll