Aktualitet

"Erdhi në jetë si një monument Ditën e Flamurit"/ Rama kujton 68-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit: Heroi i Kombit

Kujtojmë se sot në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor, kryen dhe homazhe me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Komandatit Adem Jashari. 

28 Nëntor 2023, 11:25 Nga h.k
"Erdhi në jetë si një monument Ditën e Flamurit"/
Edi Rama dhe Ademi Jashari

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ditën e sotme me anë të një postimi në Facebook datëlindjen e Heroit Kombëtar Adem Jashari. Rama është shprehur se Jashari erdhi në jetë Ditën e Flamurit si një monument. Kujtojmë se sot në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor, kryen dhe homazhe me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së Komandatit Adem Jashari. 

POSTIMI I EDI RAMËS NË FACEBOOK: 

"68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit."

dita e flamurit

Sondazh

Poll