Aktualitet

Shpërthim me tritol jashtë ambienteve të një lokali në Tiranë, Policia nis hetimet

Si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale.

28 Nëntor 2023, 09:08 Nga A.B
Shpërthim me tritol jashtë ambienteve të një lokali në
Foto ilustruese

TIRANË- Një shpërthim me lënë plasëse ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:00, në rrugën “Sali Butka”, në lokalin e 40-vjeçarit A.Xh.

Si pasojë e lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

shperthim me tritol ne tirane

Sondazh

Poll