Aktualitet

Shpërthimi i tritolit në Tiranë/ Thyhet dera e lokalit, dëme të mëdha edhe në bizneset ngjitur (ME VIDEO)

40-vjeçari e kishte marre lokalin me qira, ndërkohë që policia ka sekuestruat kamerat e sigurisë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

28 Nëntor 2023, 09:49 Nga A.B
Shpërthimi i tritolit në Tiranë/ Thyhet dera e lokalit, dëme
Lokali

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamjet e lokalit në rrugën “Sali Butka”, të cilit iu vendos gjatë natës lëndë plasëse. Siç shihet edhe nga pamjet, shpërthimi i tritolit ka shkaktuar dëme të mëdha. 

Si pasojë janë dëmtuar edhe dy biznese ngjitur, një parukeri dhe një biznes me pjesë këmbimi për automjete. Lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të lokalit, ku e gjitha dera prej xhami është thyer.


Armand Xhaferraj e kishte marre lokalin me qira, ndërkohë që policia ka sekuestruat kamerat e sigurisë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./Dosja.al

armand xhaferraj shperthim me tritol ne tirane

Sondazh

Poll