Aktualitet

"Respektoni sinjalistikën"/Bora bllokon rrugët kryesore të vendit, ARRSH: Udhëtoni me kujdes

Sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore, zinxhirë dhe të ulin shpejtësinë duke respektuar sinjalistikën.

28 Nëntor 2023, 11:14 Nga h.k
"Respektoni sinjalistikën"/Bora bllokon rrugët kryesore
Foto ilustruse

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes ditën e sotme në disa akse rrugore të vendit për shkak të vështirësive të motit. Gjatë natës dhe në mëngjes në zonat Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cagonj-Bilisht dhe në Dardhë ka pasur reshje të shumta shiu dhe dëbore, shkak i cili ka vendosur në vështirësi qarkullimin.

Sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore, zinxhirë dhe të ulin shpejtësinë duke respektuar sinjalistikën.

Në të gjitha akset, ku është evidentuar vështirësia nga moti i keq janë vendosur patrulla policie për t'i ardhur në ndihmë çdo udhëtari. Nga ana tjetër vijon pastrimi i dëborës përmes shpërndarjes së kripës dhe qarkullimi vijon pa probleme në rrugët nacionale. 

NJOFTIMI I PLOTË

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje. Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastimin e akseve. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll