Sport

VIDEO/ Francesco Camarda shkruan emrin historinë në “San Siro”! Emocion i jashtëzakonshëm, prindërit me lot në sy...

Në ndeshjen e së shtunës AC Milan - Fiorentina (1-0), sulmuesi lombard, Francesco Camarda (15 vjeç), u bë lojtari më i ri në historinë e Serie A. Mjaftueshëm për të emocionuar prindërit e tij në tribuna.

27 Nëntor 2023, 12:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Francesco Camarda shkruan emrin historinë në “San

ITALI - “Ai na solli talentin dhe freskinë e tij”,- ishin fjalët e Stefano Piolit për lojtarin e tij të ri, Francesco Camarda. 

Ky i fundit përjetoi minutat e para në Serie A këtë të shtunë në moshën 15-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje në kampionatin italian. “Ai është i përulur, është punëtor dhe e di që ky është vetëm fillimi”,- shtoi tekniku italian për Sky Sport. 

Në fund të takimit, Davide Calabria vlerësoi edhe Francesco Camardën: “Ka shumë talent, është një person inteligjent, e kuptoi që duhet të punojë edhe më shumë se të tjerët. Ai mund të arrijë majën, sepse ka kokën mbi supe”,- ka komentuar kapiteni i Milanit. 

Një mbrëmje speciale për sulmuesin e ri 15-vjeçar, imazhi i natës historike do të jetë edhe emocioni i fortë i prindërve të tij kur të hyjë në lojë... Lotët janë të përligjur... ato tashmë kanë bërë xhiron e botës.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll