Sport

Lewandowski "fshikullon" arbitrin, me një video nga ndeshja “judo” me një lojtar të Rayos, duke pretenduar një penallti!...

Robert Lewandowski duket shumë i mërzitur pas Rayo Vallecano - FC Barcelona (1-1).

27 Nëntor 2023, 11:20 Nga DOSJA

Lewandowski "fshikullon" arbitrin, me një video nga ndeshja

SPANJE - Të shtunën në mbrëmje, Barcelona barazoi ndaj Rayo Vallecano (1-1) në Madrid. Një rezultat i keq për “Blaugranët”, që nuk kanë avancuar javët e fundit, ndaj dhe aktualisht, katalanasit zënë vendin e katërt në renditje. 

Një zhgënjim i vërtetë që mërziti në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, çka ka bërë që sulmuesi Robert Lewandowski ​​zhgënjimin e tij ta publikonte në rrjetet sociale. Në Twitter, ai dukej mjaft i zhgënjyer pas sherrit të tij me Lejeune. 

Ylli polka Lewandowski ka publikuar një video, ku shohim francezin duke e kapur atë për fyti dhe rrëzuar në tokë brenda zonës së rreptësisë, mirëpo për arbitrin e ndeshjes Rayo Vallecano - FC Barcelona, gjithçka ishte e rregullt. Acarimi duket se po rritet një shkallë te Barça, e cila nuk ka performuar mirë javët e fundit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll