Aktualitet

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Durrës, Policia arreston autorin (EMRI)

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të Çitizit.

27 Nëntor 2023, 11:17 Nga A.B
Plagoset me thikë 60-vjeçari në Durrës, Policia arreston
Policia

DURRËS- Plagoset me thikë një 60-vjeçar në Durrës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14. Ermal Çitizi 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të Çitizit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.

Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

plagosje ne durres ermal citizi

Sondazh

Poll