Aktualitet

Aksidenti i 3 të miturve me makinë në Sarandë, vdes në spital 14-vjeçari (EMRI)

14 vjeçari ka humbur jetën mesnatën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai trajtohej në reanimacion.

27 Nëntor 2023, 09:30 Nga A.B
Aksidenti i 3 të miturve me makinë në Sarandë, vdes në
Viktima

SARANDË- Arjol Dervishaj, 14-vjeçari nga Vllahati i cili ishte pasagjer në makinë me shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj, pak ditë më parë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin e Tiranës. 14 vjeçari ka humbur jetën mesnatën e sotme në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai trajtohej në reanimacion.

Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e të martës me pasojë plagosjen e dy të miturve. Pas ngjarjes, 41 vjeçari Orest Kalo, pronari i mjetit tip “Benz” që drejtohej pa patentë nga djali i tij 14 vjeçar, është vënë në pranga.

Tre të miturit që morën lëndime nga ngjarja u dërguan në Spitalin e Traumës, mirëpo, për fat të keq, Dervishaj nuk mundi të mbijetonte./Dosja.al

aksident ne sarande arjol dervishi

Sondazh

Poll