Aktualitet

Bora në Kukës, Prefektura: Rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë, në Mirditë 3 fshatra të bllokuara

Në Mirditë vijojnë të bllokuara nga bora rrugët e fshatrave, Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë.

27 Nëntor 2023, 09:55 Nga A.B
Bora në Kukës, Prefektura: Rrugët rurale të kalueshme me
Bora

KUKËS- Situata pas motit të keq që përfshiu vendin tonë në fundjavë është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës.

Prefektuara e Kukësit njofton se rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuara janë rrugët për njësitë Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësinë Topojan dhe disa fshatra në Njësinë Malzi.

Në Mirditë vijojnë të bllokuara nga bora rrugët e fshatrave, Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë.

Nga subjektet kontraktore është punuar dhe po punohet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale./Dosja.al

kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll