Aktualitet

Flamuri kombëtar valëvitet në Boston, shqiptarët në festë (VIDEO)

Një aktivitet patriotik që është kthyer në një traditë në nder të flamurit kombëtar shqiptar, lirisë e pavarësisë së Shqipërisë.

27 Nëntor 2023, 10:44 Nga A.B
Flamuri kombëtar valëvitet në Boston, shqiptarët në
Festa

SHBA- Dhjetëra patriotë shqiptarë me banim në Massachusetts dhe jo vetëm, ngritën Flamurin kombëtar shqiptar në sheshin e Bashkisë së Bostonit, krah atij Amerikan.

Një ceremoni e shkëlqyer që ngriti zemrat peshë. Me bekimin e kryetares së Bashkisë së Bostonit Michelle Wu, përfaqësuesja e se cilës lexoi pershendetje në emër të saj, duke cilësuar komunitetin shqiptarë ndër më të rëndësishmit në Boston.

Me pas peshkop Theofan Koja drejtues i peshkopates shqiptare njëherazi kryetari i përkohshëm i Vatrës në Boston bekoi Flamurin Kombetar Shqiptar i cili u ngrit pranë sheshit të Bashkisë së Bostonit.

Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, për nder të festave të nëntorit folen edhe përfaqësues të ndryshëm të komunitetit shqiptarë në Boston e më gjërë.

Në këtë ceremoni nuk munguan valle dhe muzikë autentike shqiptare në qendër të Bostonit. Gjithashtu në Boston nje grup shqiptaresh patriotë organizuan për të disatin vit paradën me makina e flamuj shqiptarë nëpër rrugët e Bostonit.

Një aktivitet i shkëlqyer patriotik që është kthyer në një traditë në nder të flamurit kombëtar shqiptar, lirisë e pavarësisë së Shqipërisë.

boston

Sondazh

Poll