Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Laç, çifti dërgohet në spital, gruaja në gjendje të rëndë

Nga shpërthimi i fuqishëm zonja e shtëpisë ka djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet.

27 Nëntor 2023, 09:35 Nga a.l
Shpërthen bombola e gazit në Laç, çifti dërgohet
Foto ilustruese

LAÇ- Shpërthimi i një bombole gazi në Laç ka plagosur një çift bashkëshortësh të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 27 nëntor, në lagjen nr.1 të qytetit.

Nga shpërthimi i fuqishëm zonja e shtëpisë ka djegie në 50 % të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. 

 

shperthim ne lac

Sondazh

Poll