Aktualitet

'Kishin pak kohë që ishin kthyer nga Italia'/ Shpërthimi i bombolës la të plagosur çiftin në Laç, fqinjët: Dëgjuam zhurma dhe dolëm! (EMRA)

Sipas saj, çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe. Banorja tregon se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra. 

27 Nëntor 2023, 10:04 Nga a.l
'Kishin pak kohë që ishin kthyer nga Italia'/
Komshija

LAÇ- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Laç, ku mbetën të plagosur një çift bashkëshortësh, 60-vjeçari Bilbil Baluku dhe 52-vjeçarja Mimoza Baluku, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fqinja tregon se kanë dëgjuar një zhurmë dhe kanë dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Sipas saj, çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe. Banorja tregon se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra. 

“Gruaja ishte pak më rëndë. Ambulanca dhe zja   rrfikësja erdhën shumë shpejt. Fatkeqësisht u ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Është një kat poshtë nesh. Dëgjuam zhurmat dhe dolëm. Gruaja pamë që kishte dalë jashtë. I dhamë të gjithë ndihmën e parë, njoftuam zjarrfikëse e ambulancë. Gruaja është djegur pak më shumë. Dimë që ishte bombol gatimi, gaz. Po bënte kafen e mëngjesit. Këta rrinë në Itali, janë me vite në Itali. Na erdhi shumë keq sepse kanë ardhur për qejf dhe u ndodhi kjo gjë”, ka treguar një nga banorët e pallatit. 

mimoza baluku bilbil baluku

Sondazh

Poll