Sport

Cesk Fàbregas debuton si trajner i Comos, me një fitore në kohën shtesë…

Ish-mesfushori spanjol, së fundmi mori përsipër të drejtonte klubin e Serie B, Como, ku e mbylli karrierën e tij si lojtar

26 Nëntor 2023, 10:19 Nga DOSJA
Cesk Fàbregas debuton si trajner i Comos, me një fitore në

ITALI - Ndeshja e parë e Cesc Fàbregas si trajner profesionist i Comos përfundoi me fitoren e ekipit të tij. Klubi italian i Seria B priti në shtëpi FeralpiSalo, skuadrën në fund të tabelës, të cilën e mundi 2-1 me një lojë mjaft emocionuese. 

Como shënoi pas vetëm 3 minutash me Da Cunha, por në fillim të pjesës së dytë pranoi golin e barazimit 1-1, të shënuar nga Compagnon (52’). Në minutën e 81-të, Patrick Cutrone, dikur i Wolverhampton, festoi për Comon, por VAR e anuloi golin e tij. 

Pak minuta më vonë në fushë ka pasur konfuzion, i cili ka sjellë edhe përjashtimin dy futbollistëve, nga një për skuadër. Skuadra e Fàbregas përfitoi dhe shënoi golin e fitores 2-1 në kohën shtesë 90’+3. 

Trajneri spanjol e sheh Comos e tij të rikthehet në vendin e katërt të tabelës me 25 pikë, por me një ndeshje më pak se pjesa tjetër në krye të Serisë B.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll