Sport

“Show” De Zerbi: Brighton fiton 3-2, trajneri italian hyn në fushë dhe feston me lojtarët nën sektorin e Nottinghamit...

Mbetur me dhjetë futbollistë në fushë, “Pulëbardhat” arritën të përmbysin disavantazhin dhe të fitojnë ndeshjen

26 Nëntor 2023, 03:11 Nga DOSJA

“Show” De Zerbi: Brighton fiton 3-2, trajneri italian hyn në

ANGLI - Një fitore me përmbysje dhe me dhjetë lojtarë për Brighton e Roberto De Zerbi, i cili mundi 3-2 Nottingham Forest pasditen e së shtunës, duke e çmendur trajnerin italian nga gëzimi. 

Siç tregohet në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga “Pulëbardha”, në bilbilin e fundit të ndeshjes, De Zerbi vrapoi në fushë për të festuar me lojtarët e tij, duke u drejtuar nën sektorin e pushtuar nga tifozët e Forestit, përpara se të ribashkohej me lojtarët e tij dhe të festonte suksesin me ta.

Elanga krijoi epërsinë për vendësit e Nottingham që në minutën e 3-të. Ferguson barazoi në 1-1 në të 26-tën, ndërsa Joao Pedro e kaloi Brighton në epërsi 1-2 në kohën shtesë të pjesës së pare, 45’+4.

Pas pushimit, Joao Pedro realizon dopiedën personale në minutën e 58-të, ndërkohë që Dunk (73’) ndëshkohet me karton të kuq, duke i lënë “Pulëbardhat” me dhjetë lojtarë në fushë. Tri minuta më pas, Gibbs-White ngushton rezultatin në 2-3 nga pika e penalltisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll