Sport

Dalin në shitje biletat për në “Air Albania”... për ndeshjen Ballkani-Viktoria Plzen

Ballkani ka njoftuar se i ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Conferencë League.

26 Nëntor 2023, 09:22 Nga DOSJA

Dalin në shitje biletat për në “Air Albania”...

KOSOVE - Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, me datë 30 nëntor, duke filluar nga ora 18:45. Tashmë mund t’i siguroni biletat tuaja online, përmes këtij linku: KËTU

“Ballkani i shqiptarëve është gati për një tjetër ndeshje të madhe”, thuhet në njoftim.

Çmimet për biletat prapa portave janë 5 euro.

E/Lindja, 10 euro.

Bileta VIP Platinum (W104) ku përfshihet dhe kateringu i plotë, 100 euro.

50 euro bileta VIP në tribunat W103 dhe W105, të përfshira pijet freskuese.

Kurse zonat VIP 101, 102 e 107, 40 euro (Open Bar).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll