Sport

“E padrejtë!... Heqja e pikëve nuk e ndryshon atë që bëjmë, le të vazhdojmë”

“Renditja përfundimtare është e vërteta e sezonit”, komentoi trajneri i Evertonit

26 Nëntor 2023, 09:32 Nga DOSJA
“E padrejtë!... Heqja e pikëve nuk e ndryshon atë që

ANGLI - Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka dhënë mendimin e tij për dënimin që morën “Karamelët”, teksa atyre iu hoqën 10 pikë nga “pasuria” për shkelje të “fair play”-it financiar.

“Unë nuk mund të ndërhyj në gjëra që janë jashtë sferës sime, por vala e mbështetjes nga tifozët që mbetën pas klubit, tregon ndjenjën e padrejtësisë. Gjithçka që mund të kërkojmë është mbështetja e tyre”,- tha Dyche.

 “Ne ishim të shokuar dhe shumica e njerëzve në futboll u tronditën nga masa e madhe e dënimit dhe ne mendojmë se është joproporcionale. Kjo nuk e ndryshon fokusin, që është performanca në fushë”,- shtoi ai.

“Renditja përfundimtare është e vërteta e sezonit. Humbja e pikëve nuk e ndryshon atë që bëjmë. Skuadra ka bërë një punë të mirë me të, ka shumë djem me përvojë, që thonë kjo është situata, le të vazhdojmë. Kjo është një sfidë tjetër me të cilën duhet të përballemi”, tha Sean Dyche.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll