Sport

VIDEO/ Muçi ndihmoi Légian të barazonte dhe të ruante 'nderin' në Varshavë...

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi shënoi golin e barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Warta Poznanit. Në minutën e 84-t, në radhët e Legia Varshavës, u aktivizua edhe ish-mesfushori bardheblu i Tiranës, Jurgen Çelhaka

26 Nëntor 2023, 04:06 Nga DOSJA

VIDEO/ Muçi ndihmoi Légian të barazonte dhe të ruante

POLONI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, luajti një rol vendimtar në barazimin 2-2 kundër Warta Poznan, duke shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij.

Mysafirët nga Poznani e nisën më mirë ndeshjen dhe shumë shpejt kaluan në avantazh, falë golit të Tomas Prikryl në minutën e 7-të. Dhe skandali dukej se u zgjidh, kur Márton Eppel, në minutën e 40-të, shënoi penalltinë 2-0. 

Para përfundimit të pjesës së parë, në 45'+5, kapiteni Josué shkurtoi rezultatin për Légian dhe në pjesën e dytë, sulmuesi shqiptar i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi (63’), shënoi golin e barazimit 2-2. Pavarësisht kohës së mbetur deri në fund të ndeshjes, vendasit nuk arritën të përfundonin rikthimin e rezultatit në tabelë.

Në minutën e 84-t, në radhët e Legia Varshavës, u aktivizua edhe ish-mesfushori i bardhebluve të Tiranës, Jurgen Çelhaka, i cili u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.

Me një ndeshje më pak, pas javës së 16-të me 25 pikë, skuadra kryeqytetase e Varshavës renditet në vendin e gjashtë. Légia do të luajë sërish të enjten, në Angli, ndaj Aston Villas, në kuadër të xhiros së 5-të të Conference League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll