Sport

Mikesha e Antonelës, njëherësh dhe gruaja e Fabregas, mohon lajmin për tradhëtinë e Leo Messit: “Nuk ka asgjë të vërtetë në të”...

Daniela Sheman me postimin e saj në rrjetet sociale, ka mohuar zërat për pabesinë e Messit që vinë nga Brazili.

26 Nëntor 2023, 09:51 Nga DOSJA

Mikesha e Antonelës, njëherësh dhe gruaja e Fabregas, mohon

SHBA - Prej disa orësh mediat ndërkombëtare po riprodhojnë një raport nga Brazili, që akuzon Lionel Messin të ketë tradhëtuar Antonella Roccuzzo, me gazetaren argjentinase Sophie Martinez.
Në të njëjtën kohë, çifti Messi, së bashku me fëmijët e tyre, ka dalë për një shëtitje në Disney World dhe ka dhënë përgjigjen e tyre për skenarët dhe thashethemet që qarkullojnë. 

Kështu bëri edhe mikesha e ngushtë e Antonella Roccuzzo, Daniela Sheman.  Bashkëshortja e futbollistit veteran spanjol dhe bashkëlojtarit të Lionel Messit, Cesc Fabregas, duke komentuar publikimin që flet se Messi është i pabesë, ka shkruar në rrjetet sociale: “Çfarë publikimi që nuk ka kuptim... dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Daniella Semaan Fàbregas (@daniellasemaan)

Dy familjet bëjnë pushime së bashku gjatë verës, ndërsa Antonella dhe Daniela janë mikesha të ngushta. Në fakt, disa muaj më pare, në ditëlindjen e Antonelës, Sheman kishte postuar një video me shoqen e saj më të mirë duke bërë banjë pranë borës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll