Sport

Thiago Silva i ‘shkatërruar’ nga humbja e Chelseat: “Marr përgjegjësinë e plotë!”...

Qendra braziliane u përfshi drejtpërdrejt në një nga golat e pësuar nga blutë ndaj Newcastle (4-1)

25 Nëntor 2023, 22:32 Nga DOSJA

Thiago Silva i ‘shkatërruar’ nga humbja e Chelseat: “Marr

ANGLI - Thiago Silva ishte, këtë të shtunë, një nga lojtarët e spikatur për rezultatin e tij negative, në humbjen e pësuar nga Chelsea ndaj Newcastle (4-1), në “St. James' Park”.

Qendërmbrojtësi i “bluve” u përfshi drejtpërdrejt në golin e tretë të pësuar nga skuadra e tij, një gabim me topin, e lejoi Joelinton të përfundonte përballë Robert Sánchez. Në fund të ndeshjes dhe duke e njohur ditën më pak të mirë, braziliani shkoi në rrjetet sociale për të lënë një mesazh për tifozët.

"Jam i shkatërruar. Nuk ishte një ditë e mirë për ne. Do të doja t'u kërkoja falje të gjithëve për humbjen, veçanërisht shokëve të skuadrës, që besuan tek unë dhe më mbështetën çdo ditë. Marr përgjegjësinë e plotë. Le të bashkojmë forcat dhe kthehemi më të fortë”,- ka shkruar ai në Instagram.

Me këtë rezultat, Newcastle tani ka 23 pikë dhe ngjitet në vendin e 6-të. Chelsea, nga ana tjetër, vazhdon të jetë larg pritshmërive dhe është i 10-ti, me 16 pikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Thiago Silva (@thiagosilva)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll