Aktualitet

“Zbardhet” Qafë Thana, Policia: Deri tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë.

25 Nëntor 2023, 16:44 Nga a.l
“Zbardhet” Qafë Thana, Policia: Deri tani nuk ka probleme
Elbasan

ELBASAN- Reshjet e dendura të borës kanë nisur edhe në Elbasan, ku policia bën me dije se deri tani nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve dhe akset rrugore janë të kalueshme. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë.

NJOFTIMI: 

Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencen në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq.
Aktualisht në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, ❄️ deri në keto momente ky aks është i kalueshëm.

????Kontraktorët jane në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës ????

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ???????? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore????????????♂️

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll