Politike

Buxheti 2024, Rama: 250 milionë Euro për pensionet

Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Tiranë, Rama u shpreh se kjo shumë do të ndahet për indeksimin e pensioneve dhe për bonuset e pensionistëve.

24 Nëntor 2023, 18:19 Nga I.A
Buxheti 2024, Rama: 250 milionë Euro për pensionet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti 2024 ka 250 milionë euro për pensionistët. Në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Tiranë, Rama u shpreh se kjo shumë do të ndahet për indeksimin e pensioneve dhe për bonuset e pensionistëve.

"Me rritjen që do i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, për mësuesit, për infermierët, për punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe për të gjithë punonjësit në administra, ne do të arrijmë para kohës së parashikuar që të kemi një pagë mesatare 900 Euro. 250 milionë të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet dhe për bonueset e pensionistëve. 33% e buxhetit të shtetit tonë shkon për mbrojtje sociale që nga pensionistët e deri tek bebet e porsalindura", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll