Politike

"Thjeshtra dhe kunati kanë marrë tenderat publike", Rama: Nuk kanë përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike

Rama u shpreh se kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe se asnjë pjestar i familjes së tij nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

24 Nëntor 2023, 14:21 Nga r.ll
"Thjeshtra dhe kunati kanë marrë tenderat publike", Rama:
edi rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës se thjeshtra dhe kunati i tij po marrin tendera publik. 

Rama u shpreh se kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe se asnjë pjestar i familjes së tij nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike.

"Më vini në pozitë të vështirë se nuk jam i prirur ti përgjigjem akuzave të diukujt që është subjekt, i Listës së Zezë të SHBA dhe Britanisë për korrupsion, dhe subjekt i drejtësisë në Shqipëri. Përgjigjia ime është kurrë. Në asnjë rast, asnjë anëtar i familjes time nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe jo vetëm kaq por dua që ta mësojnë të gjithë dhe ata të cilët mund të impresionohen nga akuza absurde për miliona euro të shpenzuara për fluturime. Udhëtoj në rastë vizitash zyrtare dhe punës time si kryeministër me avionë përkatës dhe në raste tjera me avionë si gjith shqiptarët me shpenzimet e mia. Anjë nga këto akuza nuk shkon deri në fund. Duhet që ju ti verifikoni këto që po them, dhe nëse gjeni diçka ta ekspozoni.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll