Politike

Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Shkak për paraqitjen e tij në SPAK është vendimi që GJKKO ka vendosur për masën e sigurisë 'Detyrim Paraqitje'. 

24 Nëntor 2023, 15:39 Nga I.A
Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Shkak për paraqitjen e tij në SPAK është vendimi që GJKKO ka vendosur për masën e sigurisë 'Detyrim Paraqitje'. Beqaj duhet që të paraqitet në SPAK çdo të premte në orën 15:30, deri në momentin që GJKKO-ja do të vendos një masë tjetër sigurie. 

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll