Politike

Hetimi ndaj ish-ministrit Beqaj, Rama: Opinionet e akuzës nuk janë të mjaftueshme, s’më takojnë mua të llogaris faturat

Në një konferencë me gazetarët, Rama ka deklaruar se Sterilizimi është një nga reformat më të rëndësishme në sektorin e Shëndetësisë.

24 Nëntor 2023, 16:07 Nga I.A
Hetimi ndaj ish-ministrit Beqaj, Rama: Opinionet e akuzës nuk janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se oponionet e akuzës mbi hetimin për ish-Ministrin Ilir Beqaj nuk janë të mjaftueshme. Në një konferencë me gazetarët, Rama ka deklaruar se Sterilizimi është një nga reformat më të rëndësishme në sektorin e Shëndetësisë. Po ashtu ai theksoi se për pjesën e llogaritje së faturave, nuk i takon atij që të merret me ketë.

"Është një opinion i akuzës. Nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme që të investohet qeveria përballë një të vërtete absolute. Është një ndër proceset që unë si komentoj, sa i përket asaj që lidhet drejtpërdrejt me qeverinë. Unë besoj fort se sterilizimi është një nga reformat më të rëndësishme në kantierin e shëndetësisë dhe ka sjellë një transformim cilësor absolutisht të pamohueshëm në rrethin e mjekësisë. Llogaritë e faturave nuk më takon mua t’i bëj. Në vijim sipas të dhënave më të konsoliduara do bëjmë diskutimet dhe analizat tona. Ka dhe në analizë tjetër që se kam bërë unë, por dikush që nuk është kritike dashamirëse e kësaj qeverie, dhe del diçka për të cilën jam bërë kurioz, përfitimi i shtetit nga ky partneritet është më i madh se sa të gjitha ryrjet që mund të marrim për të mirëqena. Dhe është vërtetë një përfitim i madh financiar, sepse janë kursyer një mesatare prej 2 ditësh shtrim spitalor për individë që kanë kaluar operacione kirugjikale. Ato kosto janë kosto spitali, buxheti por po t’i llogarisni del pak më ndryshe. Për pjesën e faturave s’është fare puna ime, maksimumi që mund të jap ndonjë ide më shumë si profesionist është po të më nxirrni përpara ndonjë pikturë," tha Rama.

edi rama ilir beqaj

Sondazh

Poll