Politike

Rrëzohet kërkesa e Berishës për shuarjen e masës, lihet në 'detyrim paraqitje'

Më herët, gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi që pasuritë e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës të vijojnë të mbeten në sekuestro. Vendimin e mori pasi shqyrtoi në Apel kërkesën e avokatëve mbrojtës.

24 Nëntor 2023, 14:40 Nga a.l
Rrëzohet kërkesa e Berishës për shuarjen e masës, lihet
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe la lënë në fuqi masat e sigurisë detyrim me paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. 

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot shpalli vendimin mbi çështjen penale  mbi ankimin e Sali Berishës me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", theksohet në vendim. 

Më herët, gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi që pasuritë e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës të vijojnë të mbeten në sekuestro. Vendimin e mori pasi shqyrtoi në Apel kërkesën e avokatëve mbrojtës.

sali berisha

Sondazh

Poll