Politike

Projektbuxheti u miratua mes kaosit të opozitës/ Rama: Çdo ligj duhet votuar në fund! Ata vijnë në Kuvend për të treguar forcën e muskulaturës

24 Nëntor 2023, 14:25 Nga a.l
Projektbuxheti u miratua mes kaosit të opozitës/ Rama: Çdo ligj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin e projektbuxhetit pak ditë parë në mes të kaosit nga opozita, duke thënë se çdo ligj duhet të votohet në fund, e kështu kanë vepruar në këtë rast pasi sipas tij, opozita nuk zgjodhi 'fuqinë' e fjalës por të 'muskulaturës'. 

"Mua sigurisht nuk më duket normale dhe nuk di nëse ju më ndihmoni të gjej një rrugë tjetër ma thoni. Po Buxheti apo cdo ligj duhet votuar në fund. Dëshirat për ta diskutuar janë gjithmonë të padiskutueshme nga ana jonë por kur t'i shkon në kuvend për të folur dhe gjendesh përbalë individësh apo një grup individësh që vijnë në Kuvend për të treguar forcën e muskulaturës atëherë ka dy rrugë: ose të tregosh forcën e muskulaturës edhe ti ose në pamundësi për të folur të votosh dhe të vazhdosh punën. E para s'është opsion, e dyta e vetmja rrugë që na mbetet dhe që do vazhdojmë të ndjekim se në fund të ditës nëse ata që i thonë vetes, opozitë se unë se di kush është opozita aty, jo vetëm për asrye që s'dihet kush është kush në aspektin formal por edhe për arsye që të bësh opozitë do të thotë të flasësh do të thotë të s'fidosh kundërshtarin në qeveri me forcën e fjalës me forcën e argumentit, të energjisë që duhet të prodhosh në mënyrë që njerëzit që të kanë cuar atje të kenë gjithmonë e më shumë arsye që të mbështesin", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll