Politike

Aksioni i opozitës në Parlament/ Rama: E kanë kthyer në përshesh dhe gëzohen që po merr dhenë në mediat e botës

Tensionet në Kuvend, kreu i qeverisë i cilëson si një 'përshesh' e përpjekje për të penguar ushtrimin e detyrës së të tjerëve. 

24 Nëntor 2023, 14:14 Nga a.l
Aksioni i opozitës në Parlament/ Rama: E kanë kthyer në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kaosin në Parlament pak ditë më parë nga opozita, duke u shprehur se ata ndjehen krenarë që zjarri në mes të Kuvendit është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tensionet në Kuvend, kreu i qeverisë i cilëson si një 'përshesh' e përpjekje për të penguar ushtrimin e detyrës së të tjerëve. 

"Ne nuk negociojmë me non-gratën dhe me asnjë zëdhënës të non gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë dhe nuk është e re.Non grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall krejt personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri edhe e flakës në sallën e parlamentit merr dhenë në gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përvec zhgaravitjes së imazhit të shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjen e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta ddhe kufizimet e veta sepse në kushtet kur rregullorja e paralmentit përcakton si masën më ekstreme nga vetë parlamenti përjashtimin për vetë, në 10 ditë edhe të një zjarrvënësi nuk na mbetet gjë tjetër vecse me qetësi të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll