Aktualitet

I fundit që takoi Ervis Martinajn para zhdukjes, lirohet nga burgu ish-efektivi Jeton Lami

Lami është personi i fundit që është parë në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë. 

24 Nëntor 2023, 12:34 Nga r.ll
I fundit që takoi Ervis Martinajn para zhdukjes, lirohet nga burgu
ervis martinaj, jeton lami

TIRANË- Ish-efektivi i forcave operacionale Jeton Lami i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me shoqërimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, është liruar nga burgu. 

Jeton Lamit i ka përfunduar dënimin. Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin. Lami është personi i fundit që është parë në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë. 

Jeton Lami i arrestuar për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

jeton lami

Sondazh

Poll