Sport

Irlanda, pas eliminimit nga “Euro 2024” ndahet me trajnerin e saj Stephen Kenny...

Me gjashtë pikë të marra në tetë ndeshje në grupin e saj kualifikues, Irlanda nuk u kualifikua në “Euro 2024”. Si rezultat, kombi i 58-të në botë tregoi të mërkurën në mbrëmje se ishte ndarë nga trjneri i saj Stephen Kenny.

24 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Irlanda, pas eliminimit nga “Euro 2024” ndahet me trajnerin e saj

IRLANDE - Bashkë në grupin kualifikues të Francës dhe Holandës, Irlanda nuk arriti të kualifikohet drejtpërdrejt, apo nëpërmjet play-off-it, “Euro 2024” (14 qershor - 14 korrik), në Gjermani. 

Kështu, trajneri Stephen Kenny u shkarkua nga posti i tij, njoftoi federata irlandeze në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën në mbrëmje. I emëruar në prill 2020, trajneri 52-vjeçar ka shënuar 6 fitore në 22 ndeshje të menaxhuara në krye të vendit të tij. 

Pavarësisht këtyre rezultateve zhgënjyese, Jonathan Hill, president i Federatës së Futbollit të Irlandës, falënderoi Kenny, i cili "punoi pa u lodhur për të krijuar mjedisin e duhur për të mbështetur zhvillimin e ekipit tonë kombëtar".  Pasardhësi i tij ende nuk është emëruar.

Pjesëmarrja e fundit e irlandezëve në një Euro daton në vitin 2016, ku u eliminuan nga skuadra franceze në 1/16 (1-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll