Politike

"Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku"/ Ambasada italiane për tensionet në Kuvend: Jemi të shqetësuar

Ambasada thotë se nxit shumicën dhe opozitën në Parlament që të punojnë së bashku.

22 Nëntor 2023, 22:25 Nga h.k
"Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada italiane ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tensionet në Parlament, e cila shprehet e shqetësuar për situatën.

Sipas ambasadës, një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë.

Ambasada thotë se nxit shumicën dhe opozitën në Parlament që të punojnë së bashku.

REAGIMI I AMBASADËS ITALIANE:

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

tensionet ne kuvend ambasada italiane

Sondazh

Poll