Politike

"Të garantohet kufiri mes dy vendeve", Rama në Shkup: NATO të rrisë numrin e forcave në Kosovë

Kryeministri Edi Rama kërkoi rritjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe garantimin e kufirit mes saj dhe Serbisë, ku sipas tij doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të konfliktit.

22 Nëntor 2023, 12:16 Nga r.ll
"Të garantohet kufiri mes dy vendeve", Rama në Shkup: NATO
edi rama

SHKUP-Në Shkup po zhvillohet mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Robert Fico.

Kryeministri Edi Rama kërkoi rritjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe garantimin e kufirit mes saj dhe Serbisë, ku sipas tij doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të konfliktit.

"Duhet me çdo kusht të mos përsëritet. Për këtë arsye theksova edhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të drogës, aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen sic e dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si ai i Banjskës, ku humbi jetën një punonjës i policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konfliktit që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar në BE mes Kosovës dhe Serbisë.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll