Politike

Buxheti 2024 te "Ligjet', kryebashkiaku i Pogradecit: Na jepni qiranë e tokës në zonat e mbrojtura të lajmë borxhet

Aktualisht kjo qira merret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura.

22 Nëntor 2023, 12:08 Nga r.ll
Buxheti 2024 te "Ligjet', kryebashkiaku i Pogradecit: Na jepni
komisioni i ligjeve

TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve po diskutohet projektbuxheti i vitit 2024. Kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli ka propozuar heqjen e fashës së pagave si dhe marrjen e qirasë së tokës në zonat e mbrojtura.

Aktualisht kjo qira merret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Xhakolli tha se nëse bashkia merr qiranë, do të lanin edhe borxhet.

“Duhet të hiqet fasha e pagave, në mënyrë që të lihet e lirë për pushtetin vendor, se nuk mund të gjejmë një arkitekt me 400 mijë lekë.  Në Pogradec ne kemi 72 mijë hektar por 42 mijë hektar i kanë zonat e mbrojtura dhe i administrojnë ato, dhe qiranë e tokës e merr Agjencia e Zonave të mbrojtura, por pronare është bashkia duhet ta marrim ne. Duhet ta marrë bashkia qiranë e tokës në zonat e mbrojtura.
Nëse e marrim ne qiranë ne do të lanim edhe borxhet, se pavarësisht se po mundohemi nuk ja dalim dot. Ne kemi dalë nga zona e kuqe, por Bashkia e Pogradecit nuk ja del dot të laj borxhet, unë jam votuar për të drejtuar bashkinë dhe jo për të larë borxhet”, tha ai.

ilir xhakolli

Sondazh

Poll