Sport

Holanda e mbyll me fitore, Franca ngec në barazim me Greqinë!

Kroacia mposhti Armeninë me rezultatin 1-0, një fitore kjo që dërgon ballkanasit në vazon e tretë në shortin e Europianit më datë dy dhjetor, ndërsa zbret në vazon e katërt Italia.

22 Nëntor 2023, 01:03 Nga DOSJA

Holanda e mbyll me fitore, Franca ngec në barazim me Greqinë!

HOLANDE - Me fatin e Grupit B të zgjidhur, Holanda mposhti pa shumë vështirësi modestët e Gjibraltarit me shifrat 0- 6. Tulipanët shënuan tre gola në pjesën e parë teksa ishte Stengs që hapi llogaritë e takimit në minutën e 10. 13 minuta më pas ishte Wieffer që dyfishoi ndërsa Koopmeiners realizoi në minutën e 38-të.

Holanda e mbyll me fitore, Franca ngec në barazim me Greqinë!

Në fraksionin e dytë, Stengs shënoi dy gola të tjerë për të kompletuar tregolëshin final, ndërsa Gakpo shënoi në minutën e 81 për të vulosur rezultatin 0-5. Pas kësaj fitoreje, Holanda mbetet e dyta në grup me 18 pikë, katër më pak se Franca. Në transfertë ndaj Greqisë, “Gjelat” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2. Ishte një sfidë me emocione dhe që dhuroi gola të bukur nga të dyja kampet. Ky barazim nuk i prish punë Francës për të ruajtur kreun e grupit teksa e mbyllin këtë edicion eliminatoresh në kuotën e 22 pikëve.

Holanda e mbyll me fitore, Franca ngec në barazim me Greqinë!

Në ndeshjet e tjera, Rumania mposhti Zvicrën me shifrat 1-0. Një gol i Alibec në pjesën e dytë u mjaftua rumunëve për të fituar ndeshjen dhe për të marrë kreun e Grupit I me 22 pikë duke lënë në vendin e dytë pikërisht Zvicrën me 17 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Kroacia mposhti Armeninë me rezultatin 1-0, një fitore kjo që dërgon ballkanasit në vazon e tretë në shortin e Europianit më datë dy dhjetor, ndërsa zbret në vazon e katërt Italia. Sakaq, Izraeli mposhti me rezultatin 0-2 Andorrën ndërsa Uellsi dhe Turqia u ndanë në barazim 1-1.

Holanda e mbyll me fitore, Franca ngec në barazim me Greqinë!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll