Politike

Kaosi në Parlament, Ambasada Britanike në Tiranë: Jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit

Po ashtu theksohet se mazhoranca dhe opozita duhet që të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të ushtrojë rolin e tij.

21 Nëntor 2023, 16:11 Nga I.A
Kaosi në Parlament, Ambasada Britanike në Tiranë: Jemi të
Ambasada Britanike

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar një ditë pas kaosit të krijuar në Kuvend ditën e djeshme. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada britanike shkruan se dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin. Po ashtu theksohet se mazhoranca dhe opozita duhet që të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të ushtrojë rolin e tij.

Postimi i Plotë:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

ambasada britanike

Sondazh

Poll