Politike

Zjarri në tavolinën e Bashës, ironizon Berisha: Nga lufta veç ai largohet, që është lindur tradhëtor

Sa i përket vazhdimit të aksionit opozitës dhe vendimeve që do të ndërmerren në vazhdim, ish-kryeministri tha se kjo është një betejë pa kthim, e cila do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave.

21 Nëntor 2023, 13:37 Nga r.ll
Zjarri në tavolinën e Bashës, ironizon Berisha: Nga lufta
zjarri ne kuvend

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, foli edhe për zjarrin e djeshëm në Kuvend, ku u dogj tavolina e Bashës, pas tensioneve dhe kaosit në seancën plenare

Ai është shprehur se për këtë rast ka vetëm një hymn: Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor.

“Për këtë është hymni ynë. Nga lufta veç ai largohet, që është lindur tradhëtor” tha shkurtimisht Berisha.

Sa i përket vazhdimit të aksionit opozitës dhe vendimeve që do të ndërmerren në vazhdim, ish-kryeministri tha se kjo është një betejë pa kthim, e cila do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave. Ai shtoi se pas tymit në fytyrën e Edi Ramës në Parlement, qëndron drita e shpresës për popullin opozitar.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll