Sport

Fundi i sezonit për Gavi! Ka këputur ligamentet në gju, "qan" Barcelona...

Në fitoren e Spanjës ndaj Gjeorgjisë (3-1), Gavit u desh të largohej pas gjysmë ore lojë. Shtypi spanjoll raporton se ekzaminimet e para zbulojnë një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë.

20 Nëntor 2023, 11:11 Nga DOSJA
Fundi i sezonit për Gavi! Ka këputur ligamentet në gju,

SPANJE - “La Roja” shënoi suksesin e saj të 9-të radhazi kundër Gjeorgjisë këtë të dielë (3-1), por humbi një lojtarët e qendrës së saj. 

I larguar nga një dëmtim gjysmë ore pas ndeshjes, Gavi (19) pësoi, sipas shtypit spanjoll, nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Mesfushori i Barcelonës do të mungojë për 6 deri në 8 muaj dhe ndoshta nuk do të luajë më këtë sezon. Ai nuk do të marrë pjesë në Euron e Gjermanisë në verën e vitit 2024.

Një pikëllim zemre për lojtarin, i cili u lëndua dhe çaloi shumë kur u largua. Ferran Torres, golashënuesi këtë të diel, mbajti lart fanelën e shokut të skuadrës, Gavi kur festonte në mbështetje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll