Sport

Skena horror në Sierra Leone, tifozët i sulen Salah në mes të fushës! - Shikoni videon

Egjipti fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Sierra Leones, por ndeshja pati një incident nga pushtimi i fushës nga disa tifozë vendas që synonin yllin e Liverpoolit.

19 Nëntor 2023, 22:05 Nga DOSJA

Skena horror në Sierra Leone, tifozët i sulen Salah në mes

SIERRA LEONE - Skena të pabesueshme u shfaqën pak para finales së ndeshjes Sierra Leone – Egjipt për kualifikueset e Botërorit 2026 në Zonën Afrikane.

Egjipti triumfoi 2-0 me dy golat e Trezeguet (pas një asistimi të Mohamed Salah), megjithatë në minutën e 89-të ndeshja u ndërpre pas një pushtimi të tifozëve vendas që tentuan të arrinin te futbollisti i Liverpool-it.

Fillimisht u krijua ndjenja se donin ta përqafojnë, por siç shihet në foton me tifozin e veshur me fanellën e Liverpool-it, ai ulet tek këmbët, pasi egjiptiani është idhull në të gjitha vendet afrikane.

Skena horror në Sierra Leone, tifozët i sulen Salah në mes

Megjithatë, disa nga sulmuesit dukej se ishin veçanërisht të acaruar nga disfata e ekipit të tyre, për këtë arsye u desh edhe ndërhyrja e sigurisë, por edhe të shokëve të skuadrës të Salah që parandaluan më të keqen!

Pas disa minutash ndërprerje, ndeshja përfundoi, por Salah u largua nga fusha i shoqëruar nga ushtarë dhe policë për të shmangur çdo rrezik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Nëntor 2023, 16:49

Andre Onana u lirua nga Kameruni…

KAMERUN - Federata e Kamerunit njoftoi këtë të dielë lirimin e portierit André Onana nga angazhimi i tij në kombëtare p&e...