Sport

VIDEO/ Hungaria nuk gabon, Serbia barazon por kualifikohet në “Euro 2024”

Hungaria, e cila ishte kualifikuar, mundi 3-1 Malin e Zi dhe siguroi vendin e pare. Serbët përfundojnë në vendin e dytë të grupit “G”.

19 Nëntor 2023, 18:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Hungaria nuk gabon, Serbia barazon por kualifikohet në “Euro

HUNGARI - Në ndeshjen e Budapestit, Mali i Zi kishte ende shpresa për t'u kualifikuar, por përfundoi e mundur 3-1 përballë Hungarisë. Malazezët ishin përpara, me golin e Rubezic (36'), por Szoboszlai, praktikisht me dy gola radhazi (68' dhe 69') e ktheu rezultatin 2-1 për Hungarinë. Në 90’+3, Adam Nagy firmosi fitoren 3-1 në fund.

Këtë të diel Serbia barazoi kundër Bullgarisë (2-2) dhe garantoi kualifikimin në Euro-2024. Veljkovic kaloi në epërsi ekipin vendas në minutën e 17-të. Në pjesën e dytë, Rusev (59') barazoi, ndërsa Despodov (69') kaloi në epërsi Bullgarinë. Por Babic, në të 82-tën, riktheu barazimin 2-2 në fundin e ndeshjes.

Ndërkohë, Hungaria, e cila e kishte siguruar tashmë pasaportën e saj për në kampionatin e ardhshëm europian, e mbylli grupin “G” në vendin e parë, me 18 pikë. Serbia është në vendin e dytë me 14 pikë. Mali i Zi, i cili luftoi deri në turin e fundit, është në vendin e tretë me 11 pikë.

VIDEO/ Hungaria nuk gabon, Serbia barazon por kualifikohet në “Euro

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Nëntor 2023, 16:49

Andre Onana u lirua nga Kameruni…

KAMERUN - Federata e Kamerunit njoftoi këtë të dielë lirimin e portierit André Onana nga angazhimi i tij në kombëtare p&e...