Sport

Trajneri Rebrov ngre dyshime para ndeshjes: "Ceferin thotë se Italia duhet të jetë në Euro2024? Nuk jam i shqetësuar..."

Trajneri ukrainas në prag të ndeshjes ndaj “Azzurrëve” komenton një thënie të presidentit të UEFA-s…

20 Nëntor 2023, 11:01 Nga DOSJA
Trajneri Rebrov ngre dyshime para ndeshjes: "Ceferin thotë se Italia

GJERMANI - "Populli ukrainas duhet të mendojë për këtë, jo lojtarët tanë që duhet të qëndrojnë të përqendruar dhe të gatshëm për të dalë në fushë. Këto fjalë nuk do të ndikojnë në ndeshjen tonë në asnjë mënyrë. Unë nuk jam i shqetësuar." 

Kështu trajneri i Ukrainës, Sergyi Rebrov, në një konferencë për shtyp, ka komentuar frazën e thënë ditë më parë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, sipas të cilit “Italia duhet që me çdo kusht të marrë pjesë në Kampionatin Evropian”.

Por, sipas Rebrov, cila është ndjenja që shoqëron kombëtaren e Ukrainës? "Ne po përjetojmë një moment të vështirë dhe duam t'i japim emocione pozitive njerëzve tanë, - përgjigjet ai, - duam të jemi në një farë mënyre mbështetje, duke e ditur se ndeshjet e kombëtares mund të ndihmojnë fëmijët tanë, ushtarët tanë. Nuk kemi nevojë për motivim shtesë për një ndeshje të tillë. Kam respekt të madh për Italinë, - përfundon ai, - e cila ka lojtarë të shkëlqyer, por nuk kam nevojë për asnjërin prej tyre. Ata janë të fortë, por unë po i mbaj të mitë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll