Sport

VIDEO / Portugalia e papërmbajtshme, kalon me rekord në raundin tjetër!

Një formë fantastike, por edhe historike për Martinez sepse spanjolli bëhet trajneri i parë që fiton 10 ndeshjet e para në historinë e Portugalisë.

20 Nëntor 2023, 00:08 Nga DOSJA
VIDEO / Portugalia e papërmbajtshme, kalon me rekord në raundin

PORTUGALI - Portugalia nuk njeh limite në këto kualifikuese, me skuadrën e Roberto Martinez që likuidoi Islandën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të Grupit J. Bruno Frenandes realizoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Horta dyfishoi rezultatin në minutën e 66-të, teksa Cristiano Ronaldo nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës në këtë përballje edhe pse luajti minutat e plota. Portugalia e mbyll me pikët e plota këto kualifikuese, me 10 fitore dhe me një golavarazh mbresëlënës, 36 gola të shënuar, sulmi më i mirë dhe vetëm 2 gola të pësuar.

Një formë fantastike, por edhe historike për Martinez sepse spanjolli bëhet trajneri i parë që fiton 10 ndeshjet e para në historinë e Portugalisë. Në krahun tjetër, Islanda mbyll kualifikueset e EURO2024 në vendin e katërt me 10-të pikë, ndërsa kjo ishte humbja e gjashtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Nëntor 2023, 16:49

Andre Onana u lirua nga Kameruni…

KAMERUN - Federata e Kamerunit njoftoi këtë të dielë lirimin e portierit André Onana nga angazhimi i tij në kombëtare p&e...