Sport

VIDEO/ Romelu Lukaku, “poker” golash në 20 minuta ndaj Azerbajxhanit...

“Big Rom” bëhet gjithnjë e më shumë golashënuesi më i mirë në kualifikueset evropiane me 14 gola përpara Cristiano Ronaldos dhe Mbappé.

20 Nëntor 2023, 11:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Romelu Lukaku, “poker” golash në 20 minuta ndaj

BELGJIKE - Belgjika mposhti Azerbajxhanin 5-0, në një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”.

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku ishte protagonist absolut, duke shënuar të katër golat në pjesën e parë në minutat e 17-të, 26-të, 30-të dhe 37-të. Azerët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë pas kartonin e kuq të Israfilovit (24’) në pjesën e parë. 

Ishte ky një rezultat i parëndësishëm për renditjen, me Belgjikën tashmë të kualifikuar si e para në grup. “Big Rom” bëhet gjithnjë e më shumë golashënuesi më i mirë në kualifikueset evropiane me 14 gola përpara Cristiano Ronaldos dhe Mbappé.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll