Sport

VIDEO/ Ndërhyrje e makabër! Mesfushori çek goditet me shkelm në fytyrë…

Tomás Soucek pësoi një faull shumë të ashpër nga Jan Bednarek, i cili e goditi në fytyrë, në ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për fazën kualifikuese për “Euro 2024”.

19 Nëntor 2023, 17:09 Nga DOSJA

POLONI - Tomás Soucek ishte viktimë e një ndërhyrjeje shumë të ashpër të Jan Bednarek, në ndeshjen ndërmjet Polonisë dhe Republikës Çeke, për kualifikueset në “Euro 2024”. Lojtari çek është goditur me shkelma në kokë, fytyrën e ka mbuluar me gjak dhe pasi është asistuar siç duhet, ai ka vazhduar në fushë. 

“Dëmtimi im ishte shumë i pakëndshëm. Doja të largoja topin me kokë, por Bednarek goditi në kokë. Sigurisht që dhemb, por mjekët bënë një punë të shkëlqyer. Doja të qëndroja në fushë, sepse shokët e skuadrës kishin nevojë për mua. Besoj se nuk do të jetë ndonjë gjë serioze”,- tha Soucek për shtypin çek pas ndeshjes. 

VIDEO/ Ndërhyrje e makabër! Mesfushori çek goditet me shkelm

Ky nuk është dëmtimi i parë i këtij lloji që ka pësuar mesfushori mbrojtës 28-vjeçar. E njëjta gjë i ka ndodhur futbollistit çek gjatë kohës që luante për klubin anglez West Ham, klub që ai përfaqëson që nga viti 2019. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Nëntor 2023, 16:49

Andre Onana u lirua nga Kameruni…

KAMERUN - Federata e Kamerunit njoftoi këtë të dielë lirimin e portierit André Onana nga angazhimi i tij në kombëtare p&e...