Politike

Rama takon Conte-n: BE, moment dobësie me vendimin për negociatat, folëm për pensionet e shqiptarëve në Itali

31 Tetor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Rama takon Conte-n: BE, moment dobësie me vendimin për negociatat,

ITALI- Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Itali, 24 orë pas vizitës që zhvilloi në Greqi, ku takoi homologun grek, ku u biseduan një sërë çështjesh të mbetura pezull mes dy vendesh.

Në Romë, Rama u prit nga kryeministri italian Giuseppe Conte, që bashkë me shefin e qeverisë shqiptare doli në një konferencë për shtyp pas takimit. Conte theksoi rëndësinë që ka Reforma Zgjedhore për Shqipërinë, si një nga 9 kushtet e vendosura nga Gjermania për çeljen e negociatave.

Kryeministri italian foli hapur kur tha se opozita duhet të ulet në dialog për të bërë miratimin e kësaj reforme.

“Ja ripërsërita edhe një herë kryeministrit Edi Rama mbështetjen për të qenë i hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e krizës politike, që prej kohësh pengon Shqipërinë të eci në rrugën e reformave, në veçanti reformës zgjedhore, dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë me Shqipërinë… i ripërsëris edhe një herë kryeministrit t’i ftojë partitë opozitare, të mirëpresin një ftesë të tillë nga mazhoranca, me shpirt kontruktiv dhe nëse më lejoni, pa kushte” tha Conte.

“Gabim historik”, kështu e quajti Conte, vendimin e BE për të mos hapur negociatat.

“Mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Europian” tha ai, teksa u mbështet në fjalën e tij nga Rama, që tha se rruga e Shqipërisë është Bashkimi Evropian. Ndërkohë që kryeministri e pati një mesazh për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, teksa tha se ka biseduar me Conten, për pensionet e emigrantëve shqiptarë që kanë punuar atje.

Për fat të keq Këshilli Europian nuk arriti të merrte vendimin e duhur për Shqipërinë, çka solli një mesazh dobësie. Bashkimi Europian nuk mbajti premtimet për negociatat, por ne do të vijojmë të njëjtën rrugë. Ne besojmë se kemi partner të fortë, si Italia. Kam informuar edhe kryeministrin mbi reformat që do të vijojnë që të çohen përpara. Mora një mbështetje të plotë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Eksperienca e vendit fqinj, Italisë ka një vlerë të jashtëzakonshme. Duhet parë edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.  Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri. Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali. Është një vlerë e shtuar kulturore i shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia, sa i takon zërit të Italisë, i cili ka një vlerë të padiskutueshme edhe në arenën ndërkombëtare lidhur me mbështetjen që i ka bërë Shqipërisë.”-tha Rama.

Rama viziton Italinë pas dështimit në 17 tetor për të marrë një “Po” për negociatat. Kjo vizitë është e para që prej vitit 2017, kur Italia drejtohej nga Paolo Gentiloni.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne itali giuseppe conte marreveshja rama-conte edi rama ne itali giuseppe conte marreveshja rama-conte

Sondazh

Poll