Sport

George Weah humbet në balotazh, ishi i Milanit nuk është më president i Liberisë

Sipas shtypit liberian, Weah pagoi shtrenjtë për rastet e korrupsionit që përfshinin anëtarë të qeverisë së tij.

19 Nëntor 2023, 07:47 Nga DOSJA

George Weah humbet në balotazh, ishi i Milanit nuk është më

LIBERI - George Weah nuk është më president i Liberisë. Fituesi i zgjedhjeve (në balotazh) është Joseph Boakai, ish-zëvendëspresident (nga 2006-2018), i cili fitoi 28 mijë vota më shumë se ish-fituesi i “Topit të Artë” dhe sulmuesi i Milanit.

Një humbje me pak më shumë se një qind (Boakai fitoi 50,89% të votave), por nuk do të ketë rinumërim:

“Rezultatet e shpallura këtë mbrëmje, edhe nëse nuk janë përfundimtare, tregojnë se zoti Boakai ka një avantazh që nuk mund të rikuperohet”,- ka pranuar presidenti në largim.

“Është momenti i elegancës në disfatë. Populli liberian ka folur dhe zgjedhja e tij do të nderohet dhe respektohet”,- tha ish-i i Milanit, cituar nga “L’Equipe”.

Weah, sipas shtypit liberian, pagoi shtrenjtë për rastet e korrupsionit që përfshinin anëtarë të qeverisë së tij. “Ju ftoj të ndiqni shembullin tim dhe të pranoni rezultatin. Opozita? Më duhet ta përtyp humbjen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll