Sport

VIDEO/ Kroacia pozicionohet më mirë në grupin "D", pas suksesit në Letoni...

Pasi mposhtën letonët (2-0) pasditen e të shtunës, kroatët tani janë në një situatë të favorshme për t'u kualifikuar në “Euro 2024” të martën.

19 Nëntor 2023, 03:55 Nga DOSJA

VIDEO/ Kroacia pozicionohet më mirë në grupin "D", pas

LETONI - Pa u detyruar shumë, Kroacia dominoi ndeshjen (2-0) ndaj Letonisë, jashtë shtëpisë në Grupin “D” kualifikues për “Euro 2024”. Skuadra e Luka Modric tani ka 13 pikë, dy më shumë se Uellsi që barazoi (1-1) më herët këtë të shtunë në Armenia.

Dita e fundit e Grupit “D”, e marta, do të jetë vendimtare, por avantazhin e kanë kroatët që do të presin Armeninë. Nga ana e tyre, uellsianet do të luajnë në shtëpi kundër Turqisë. Nëse dy skuadrat (Kroacia dhe Uellsi) përfundojnë të barabartë në pikë, uellsianet do të kualifikohen pasi kishin avantazhin në përballjet e drejtpërdrejta.

Pasditen e të shtunës, çështja u zgjidh shpejt me golin e Lovro Majer në minutën e 7-të dhe një sekondë të Andrej Kramaric nëntë minuta më vonë.

Në këtë grup, Turqia tashmë është kualifikuar në Euro 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll