Sport

VIDEO/ Edhe Rumania e Zvicra kualifikohen për në “Euro 2024” nga grupi ‘I’

Zvicra edhe pse barazoi më Kosovën (1-1), e ka siguruar biletën e saj për “Euro 2024”, në Gjermani. Rumania, fituese ndaj Izraelit (2-1), shfrytëzoi rastin për të zënë vendin e parë në Grupin “I”.

19 Nëntor 2023, 03:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Edhe Rumania e Zvicra kualifikohen për në “Euro

ZVICER - Rumania u përball me Izraelin në një stadium të zhvendosur, në Pancho Arena (Felcsut, Hungari), për shkak të konfliktit që prek vendin e Lindjes së Mesme. Rumunët fituan 2-1, pavarësisht rezultatit hapës të sulmuesit 36-vjeçar Eran Zahavi (2’).

George Puscas (10’) dhe Ianis Hagi (63’) bënë të mundur që rumunët të merrnin vendin e parë në Grupin “I” dhe të siguronin kualifikimin për Euron e ardhshme. Kartoni i kuq nga Valentin Mihaila (85’) nuk ndryshoi asgjë në pamjen e ndeshjes.

Edhe Zvicrës i mjafton barazimi për të marrë një "biletë" për në Gjermani

Pas një periudhe të parë të dominuar kryesisht (njëmbëdhjetë gjuajtje, tre në portë, kundër një gjuajtjeje jashtë portës), Zvicra hapi rezultatin 1-0, pas kthimit nga dhoma e zhveshjes, përmes Ruben Vargas, i shërbyer mirë nga monegasku, Denis Zakaria (47’). 10 minuta nga fundi, Mohuamet Hyseni i befasoi tifozët helvetë teksa barazoi, por përfundimisht pa pasoja (1-1).

Gjithsesi Zvicra do të jetë në “Euro 2024”, edhe nëse shokët e skuadrës së Manuel Akanjit shënuan barazimin e tretë radhazi (pas atij kundër Bjellorusisë (3-3) dhe Izraelit (1-1) në këtë fazë kualifikuese. Kosova nga ana e saj është e katërta në Grupin “I”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll