Sport

Kualifikimi në Euro24, Sylvinho: Nder të jem trajneri i Shqipërisë, u ndjeva i frikësuar pas barazimit

Për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho theksoi se shpreson fitore në Air Albania.

17 Nëntor 2023, 21:19 Nga I.A
Kualifikimi në Euro24, Sylvinho: Nder të jem trajneri i
Sylvinho

MOLDAVI- Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka deklaruar se e ka për nder që të jetë trajneri i Shqipërisë. Në një konferencë pas ndeshjes së sotme ndaj Moldavisë, Sylvinho ka theksuar se është shumë i lumtur që arritën të realizonin një ëndërr. Po ashtu ai theksoi se gjatë ndeshjes së sotme, momenti i vetëm që është ndjerë i friksuar ka qenë kur Moldavia barazoi në minutat e fundit. Për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho theksoi se shpreson fitore në Air Albania.

Intervista:

Si ndiheni për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024?

Silvinho: Për mua është një nder i madh ajo që kemi arritur. Jam shumë i lumtur që u realizua kjo ëndërr. Unë jam brazilian, por ne jemi të ngjashëm me shqiptarët, krijojmë marrëdhënie të afërt me të gjithë. Është bërë një punë e madhe dhe sigurisht ishte një ëndërr që u realizua.

Patën ndonjë moment, kur menduat se ndeshja mund të humbej, sidomos në fund të sfidës?

Silvinho: Po, kishte momente delikate. Ata luajtën edhe me topa të gjatë. Vërtetë pas golit që pësuam, jam ndjerë i shqetësuar, sepse rezultati mund të ndryshonte. Moldavia luan shumë mirë futboll, është një nga  skuadrat më të vështira në grup, ka pësuar vetëm 1 humbje ndaj nesh, sa i përket fizikut të lojtarëve, por edhe për lojën me topa të gjatë. Dua të komplementoj punën e bërë nga trajneri moldav.

Cilat janë emocionet e tua më të mëdha, kur fituat Ligën e Kampioneve apo tani që u kualifikuat në Gjermani?

Silvinho: Sigurisht të luash në Champions dhe të fitosh atë është një diçka shumë e mirë. Por edhe të shkosh në Gjermani është diçka kaq e bukur dhe e pabesueshme. Si futbollist ishte diçka me rëndësi për mua, por edhe kjo që sapo arritën është shumë e bukur, është si ëndërr. Unë dua të falënderoj edhe Panucin dhe Rejan, pasi ata e nisën punën për këtë kualifikim ëndrrash. Dua të falenderoj lojtarët që kanë qenë dhe janë në këtë Kombëtare.

Mister, ç’mund të thoni për Brojën? Ai ka qenë pak i pranishëm në këto kualifikuese për në Europian.

Silvinho: E kemi thënë shpesh për Brojën, ai ka pësuar një dëmtim dhe ka 11 muaj pa luajtur. Ai kishte bërë disa minuta dhe tek ne ndjeu shqetësime fizike e për 1 muaj e gjysmë nuk u aktivizua. Luajti për pak minuta përballë Cityt. Për ne rëndësi ka shëndeti i lojtarit, ai ka vlera, është lojtar i jashtëzakonshëm. Ne jemi të lumtur që e kemi në ekip, por ne nuk jemi makina, jemi njerëz në radhë të parë. Ne kemi dhe një sfidë ndaj Ishujve Faroe, duhet të respektojmë publikun tone, urojmë të arrijmë një fitore.

sylvinho shqiperia ne euro24

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2023, 19:47 I.A

Në minutat e fundit, barazon Moldavia

lojtaret MOLDAVI- Moldavia ka arritur që të barazojë kombëtaren shqiptare në minutat e fundit të ndeshjes. Vendasit kan&...